Pjesë e një grupi kriminal, arrestohet 37-vjeçari i dënuar për drogë në Elbasan
Policia e Elbasan ka arrestuar një 37-vjeçar të dënuar me mbi 9 vite burg për pjesëmarrje në grup kriminal dhe trafikim të lëndëve narkotike. 37-vjeçari ishte dënuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me 9 vjet e 4 muaj burgim për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të kryera në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal. Nga ky dënim, atij i kishin mbetur për të vuajtur edhe 4 vjet, 7 muaj dhe 18 ditë burgim. “Si rezultat i mirorganizimit të veprimeve policore, nga shërbimet operacionale të DVP Elbasan, menjëherë pas sigurimit të informacionit për vendndodhjen e një pjesëtari të një grupi kriminal në fushën e narkotikëve, u finalizua në bashkëpunim...
Burimi:
javanews.al