Piranjat/ Nga ‘kryetar partie’ në ngacmues seksual, 65-vjeçari i ofron para 13-vjeçares për takime
Për shumicën e publikut, emri Qazim Karafili mund të tingëllojë i panjohur. Por pas këtij identiteti fshihet një histori e rëndë, që ngre pikëpyetje serioze mbi sigurinë e fëmijëve në rrjetet sociale.Gjithçka nis disa javë më parë, kur në redaksi mbërrin një denoncim nga një nënë e shqetësuar. Vajza e saj, vetëm 13 vjeçe, kishte hapur një profil në Facebook dhe kishte filluar të merrte mesazhe nga një burrë i moshuar, i cili jo vetëm komunikonte në mënyrë të papërshtatshme, por edhe i ofronte para.E alarmuar nga përmbajtja e bisedave, nëna vendos ta bëjë publike situatën. Nga verifikimi i komunikimeve rezulton se mesazhet e dërguara nga 65-vjeçari janë të një natyre shqetësuese dhe të papranueshme për çdo standard. Ai nuk ndalet vetëm te komunikimi verbal....
Burimi:
syri.net