Pezullohen nga detyra dy inspektorë, njëri u kap me 1 mln euro të fshehura në Merdarë, tjetri dyshohet se goditi të shoqëruarin në Patos
Policia e Shtetit ka pezulluar nga detyra dy punonjës policie pas nisjes së hetimeve disiplinore për shkelje të rënda të etikës dhe ligjit “Për Policinë e Shtetit”. Sipas njoftimit zyrtar nga Drejtoria e Standardeve Profesionale, janë pezulluar Inspektori me inicialet A. K., ndihmësspecialist për Operacionet Policore në Seksionin për Operacionet Policore të Komisariatit të Policisë Nr. 5 Tiranë dhe Inspektori K. Gj., Trupë Shërbimi Operacionale në Forcën e Posaçme “Shqiponja” të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier. Inspektoi A.K., më datë 24 shkurt 2026, bashkë me dy persona të tjerë u kapën nga Policia Kufitare dhe Doganore e Kosovës në pikëkalimin kufitar Merdarë. Gjatë kontrollit me skaner, u zbuluan rreth 1 milion euro të padeklaruara, të fshehura në një hapësirë të improvizuar brenda një furgoni. Paratë...
Burimi:
javanews.al