Përroi del nga shtrati, bllokohet shkarkuesi në aksin Pogradec–Qafë Thanë

Përroi del nga shtrati, bllokohet shkarkuesi në aksin Pogradec–Qafë Thanë

Reshjet e shumta të shiut dhe prurjet nga kodrat përreth kanë bërë që përroi i fshatit Gur i Kuq të dalë gjatë nga shtrati i tij, për shkak të sasisë së madhe të aluvioneve që ka sjellë situatë e cila vijon prej dy ditësh. Dalja nga shtrati e përroit ka sjellë gjithashtu bllokimin e shkarkuesit në aksin nacional Pogradec–Qafë Thanë. Prej dy ditësh vijon puna për normalizimin e situatës ndërsa qarkullimi i mjeteve në një segment rreth 100 metra kryhet vetëm me një korsi. Prej tre ditësh po punohet për hapjen e një korsi emergjente drejt njësisë administrative Dardhas, pasi rruga është shembur dhe kalimi i mjeteve është i pamundur. Të bllokuara mbeten gjithashtu aksi Kakaç–Grunjas, si pasojë e rrëshqitjeve të dheut, si dhe aksi...