Përplasjet para Kryeministrisë, disa protestues të “Shqipëria Bëhet” në Spitalin e Traumës
Disa protestues të lëvizjes “Shqipëria Bëhet” janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës, pas përplasjeve me Policinë e Shtetit gjatë protestës së zhvilluar sot përpara Kryeministrisë. Sipas informacioneve paraprake, protestuesit kanë pësuar lëndime të lehta dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor. Mes personave të lënduar raportohet edhe kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, i cili ka pësuar dëmtime në dorë. Situata u tensionua pasi protestuesit vendosën dy çadra para Kryeministrisë, çka solli ndërhyrjen e forcave të rendit. Gjatë ndërhyrjes pati përplasje mes policisë dhe protestuesve, duke sjellë si pasojë shoqërimin e disa personave dhe lëndime të lehta.
Burimi:
kohajone.com