Përplasi qëllimisht me makinë çiftin në Fier, arrestohet pas 1 muaji 29-vjeçari
Policia e Fierit ka vënë në pranga një 29-vjeçar, i cili akuzohet për veprën e rëndë penale “Vrasje me dashje”, mbetur në tentativë dhe ishte në kërkim që prej shkurtit të këtij viti. Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale F. Ç., banues në Fier, i cili akuzohet se më 26 shkurt, pas një konflikti për motive të dobëta, ka përplasur me qëllim, me automjetin e tij, shtetasin S. N., 45 vjeç, dhe bashkëshorten e tij, E. N. (M), 35 vjeçe. Të dëmtuarit morën ndihmë mjekësore në spital dhe më pas u larguan për në banesë.
Burimi:
javanews.al