Përplaset nga trajleri/ Aksident tek mbikalimi i Patokut – humb jetën drejtuesi i motoçikletës
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur tek mbikalimit i Patokut në superstraden Milot - Fushë Krujë. Sipas informacioneve paraprake, një person ene i paidentifikuar ka humbur jetën teksa udhëtonte me një çiklomotor. Dyshohet se drejtuesi i mjetit ka qenë duke lëvizur në krahun e kundërt te rrugës kur dhe është goditur nga nje trajl që lëvizte në drejtim të Lezhës, duke shkaktuar këtë aksident fatal. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes.
Burimi:
syri.net