Përplasën për vdekje 89-vjeçarin në Londër, të rinjtë shqiptarë pranojnë fajësinë

Përplasën për vdekje 89-vjeçarin në Londër, të rinjtë shqiptarë pranojnë fajësinë

Një 29-vjeçar shqiptar ka pranuar fajësinë për shkaktimin e vdekjes së një burri 89-vjeçar, pasi e goditi me automjet dhe u largua nga vendngjarja. Albert Matraxhiu, shqiptari që jetonte në veri të Londrës, përplasi me makinë Thomas Wallace më 29 dhjetor, në Gads Hill pranë Gillingham, në Kent. Viktima u gjet më pas në Grange Road, rreth një milje larg vendit të aksidentit, ku edhe humbi jetën. Sipas ‘BBC’, në Gjykatën e Kurorës në Maidstone, Matraxhiu pranoi akuzën për shkaktim vdekjeje nga drejtimi i pakujdesshëm dhe do të dalë në gjyq për këtë akuzë më 13 korrik. Familja e Wallace e përshkroi 89-vjeçarin në një homazh si një “anëtar të respektuar dhe të dashur të komunitetit”. Matraxhiu pranoi gjithashtu se kishte tentuar të shtrembëronte rrjedhën...