Përplasen dy makina në Milot, katër të plagosur dërgohen në spitalin e Lezhës
Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në Milot, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e përplasjes, katër persona kanë mbetur të lënduar dhe janë transportuar drejt Spitalit të Lezhës për të marrë ndihmë mjekësore. Sipas verifikimeve paraprake të policisë, dy drejtuesit e mjeteve rezulton se nuk kanë qenë nën efektin e alkoolit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Burimi:
javanews.al