Burimi:
vizionplus.tv
Foto © vizionplus.tv
Përmbytjet në Fier/ Ministri Vëngu: Drejt përfundimit evakuimi i banorëve, priten reshje me erëra shumë të forta
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu, ka deklaruar se procesi i evakuimit të banorëve në zonën e Ferrasit është drejt përfundimit, ndërsa situata mbetet në monitorim të vazhdueshëm për shkak të reshjeve intensive të parashikuara edhe gjatë ditës së shtunë. Në një prononcim për mediat, ministri bëri me dije se aktualisht ka mbetur për t’u evakuuar edhe një familje me pesë anëtarë, ndërsa operacioni po kryhet nga Forcat e Armatosura të këmbësorisë së jugut. Evakuimet do të vijojnë edhe në zona të tjera përgjatë grykëderdhjes së Vjosës, përfshirë Bishanin, ku janë evidentuar vërshime të ujërave dhe situata emergjente. Ministri theksoi se një pjesë e madhe e bagëtive është evakuuar, ndërsa prurjet e ujit pritet të vijojnë për shkak të reshjeve të dendura në të gjithë basenin...