Përkujtim dhe drejtësi, 29 vite nga tragjedia me 81 viktima në Otranto
29 vite nga tragjedia e Otrantos dhe data e 28 marsit mbetet vetëm si përkujtim. Familjarë të viktimave, përfaqësues të pushtetit, si dhe qytetarë të Vlorës përkujtojnë një prej tragjedive më të rënda, ku humbën jetën 81 viktima. Me iniciativë të ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe deputetes së qarkut të Vlorës, Erjona Ismaili, 81 karrige të lëna bosh në buzë të detit simbolizonin viktimat e kësaj tragjedie, si dhe një lule e hedhur në det, në përkujtim të gjithë atyre që humbën jetën, shkruan A2CNN. Një ngjarje që qytetit i dhemb, thotë ministrja Ismaili, por sipas saj, “harresa dhemb më shumë se ngjarja”, duke e parë të rëndësishëm përkujtimin çdo vit. Familjarët e viktimave të tragjedisë së Otrantos insistojnë ndër vite për...
Burimi:
javanews.al