Përgjaket 2026, 3 të rinj humbin jetën në një aksident tragjik në Tepelenë

Përgjaket 2026, 3 të rinj humbin jetën në një aksident tragjik në Tepelenë

Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tepelenë, ju 3 të rinj kanë humbur jetën. Njoftimi: Rreth orës 03:18, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Bypass”, automjeti me drejtues shtetasin M. D., 25 vjeç, banues në Tepelenë është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi K. M., 24 vjeç, banues në Tepelenë. Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën dy drejtuesit e automjeteve, pasagjeri shtetasi A. R., 27 vjeç, banues në Tepelenë, si dhe ka mbetur e dëmtuar shtetasja A. D., 19 vjeçe, banuese në Delvinë, e cila ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.