Përfundoj poshtë rrotave kur i ranë monedhat, zbardhet dinamika e plotë, si ndodhi aksidenti ku humbi jetën 7-vjeçari
Zbardhet dinamika e aksidentit të rëndë të ndodhur në zonën e Treshit në Tiranë të martën, ku humbi jetën një i mitur 7-vjeçar. Përplasja ka ndodhur sapo është ndezur semafori jeshil për makinat. Fillimisht Tomorr Shukullli i ka dhënë disa monedha 7-vjeçarit, të cilat i kanë rënë në tokë. I mituri ka dalë para makinës për t’i marrë dhe aty është ndezur jeshilja dhe e ka përplasur.Lexo edhe :Related Posts Goditjen fatale ia ka dhënë makina e dytë mbrapa, ku fëmija ka përfunduar poshtë rrotave. 55-vjeçari ka ndaluar makinën menjëherë pasi ka dëgjuar njerëzit në rrugë duke bërtitur, ndërsa 42-vjeçarja ka vijuar rrugën dhe është larguar. Shukulli e ka dërguar fëmijën te Spitali i Traumës, ndërsa fillimisht ka deklaruar se nuk e kishte përplasur ai....
Burimi:
vizionplus.tv