Përfshihet nga flakët skrepi në Vlorë teksa po pastronte kanalin, shkak dyshohet mbi-nxehja
Një incident ka ndodhur pak momente më parë në qytetin bregdetar të Vlorës. Mesohet se një mjet i llojit skrep gjatë punës që po kryente për pastrimin e kanalit të Siavit në lagjen “10 Korriku”, ka rënë në flakë. Mësohet se shkak ka qenë pasi mjeti ka kaluar në mbinxehje, gjë që ka bërë që më pas të marrë flakë. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, ndërkohë që forcat zjarrfikëse ndodhet në vendngjarje për të bërë të mundur shuarjen e flakëve. Nga ana tjetër, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Burimi:
javanews.al