Përfshihet nga flakët një lokal në zonën e Lungomares në Vlorë, nuk raportohet për persona të lënduar
Një lokal në zonën e Lungomares është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të hëne. Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për një bar i ndërtuar kryesisht me material drusor, çka ka ndikuar në përhapjen e shpejtë të zjarrit. Flakët janë përhapur me shpejtësi brenda pak minutash, duke rrezikuar edhe ambientet përreth. Forcat zjarrfikëse kanë izoluar flakët dhe kanë bërë të mundur shmangien e përhapjes së mëtejshme. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme. Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta dhe pritet që hetimet të zbardhin plotësisht rrethanat e ngjarjes. Policia po dokumenton rastin, ndërsa zona është rrethuar për arsye sigurie.
Burimi:
javanews.al