Përfshihen nga flakët disa autobusë në Durrës

Përfshihen nga flakët disa autobusë në Durrës

Kronikë E Shtunë, 27 Dhjetor 2025 14:06 Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në një biznes pranë rrugës nacionale në zonën e Fllakës, duke shkaktuar shqetësim tek banorët dhe drejtuesit e mjeteve që qarkullonin në zonë. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë përfshirë disa autobusë të linjave urbane, të cilët ndodheshin të parkuar dhe jashtë funksioni. Zjarri është vënë re fillimisht nga kalimtarë dhe punonjës të zonës, të cilët kanë njoftuar menjëherë shërbimet e emergjencës. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve, me qëllim shmangien e përhapjes së zjarrit në ambientet përreth dhe në biznese të tjera. Deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të...