Përdorimi i medikamenteve për dobësim, mjekët: Marrja e “Ozempic” nga të rinjtë, pasoja negative në shëndet
Nga një medikament për trajtimin e diabetit tip 2, në një trend shqetësues, Ozempic po përdoret masivisht nga të rinjtë për rënie të shpejtë në peshë. Përdorimi i këtij medikamenti pa konsultë me mjekun specialist mund të sjellë një sërë efektesh negative në shëndet. “Efektet anësore fillojnë që nga më të thjeshtat: të vjella, të përziera, nauze, lodhje, por mund të shkojnë deri tek më të rëndat, deri në stimulim të kancerave të caktuar të organizmit. Mund të japë dëmtime të rënda të pankreasit, dëmtime të strukturës trupore, sepse shpeshherë kur bie në peshë, individi humbet edhe masë muskulare, që është dëmi më i madh që mund t’i bëhet individit,” mjek endokrinolog, Dashamir Gjergji. Por cilat janë arsyet që kanë çuar në përdorimin kaq masiv...
Burimi:
vizionplus.tv