Përdhunoi punonjësen 21-vjeçare në Tiranë, arrestohet 48-vjeçar i huaj

Përdhunoi punonjësen 21-vjeçare në Tiranë, arrestohet 48-vjeçar i huaj

Shtetasi i huaj me inicialet M. F., 48 vjeç, u ndalua nga forcat policore nën akuzën për përdhunim ndaj punonjëses së tij 21-vjeçare, e cila ishte punësuar si dizajnuese për bizhu në një ambient me qira në Tiranë. Ngjarja e rëndë thuhet se ka ndodhur në ambientin e shtetasit të huaj në rrugën “Bogdanëve”, ku 48-vjeçari dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me 21-vjeçaren pa dëshirën e saj. Sipas saj, marrëdhënia ka vijuar edhe më pas, pasi ai e ka shantazhuar vajzën se do t’i tregonte familjes së saj. Policia e Tiranës njofton: “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 ndaluan shtetasin e huaj M. F., 48 vjeç, pasi një 21-vjeçare ka kallëzuar se ishte punësuar prej tij si dizajnuese për...