Për komente në facebook rrihen babë e bir!
Një ngjarje e rëndë dhune ka tronditur mbrëmjen e djeshme fshatin Vjosë, njësia administrative Cakran, bashkia Fier. Rreth orës 23:00, babë e bir, Ylli dhe Altin Meçe banorë të zonës, janë sulmuar brutalisht nga tre persona, ku sipas dyshimeve njëri prej tyre është punonjës i Policisë Vendore të Fierit. Sipas informacioneve, autorët fillimisht kanë ndërprerë energjinë elektrike të banesës, më pas kanë thirrur jashtë shtëpisë shtetasin Altin Meçe. Në momentin që ky i fundit ka dalë, është goditur disa herë me mjete të forta, duke u rrëzuar dhe mbetur i shtrirë në tokë para banesës. Zhurmat dhe britmat kanë alarmuar babain e tij, i cili ka dalë nga banesa për të parë çfarë po ndodhte. Edhe ai është sulmuar nga të njëjtët persona, duke u...
Burimi:
kohajone.com