Peqin/ Arrestohet 46-vjeçari për vjedhje, i gjeten armë dhe sende të vjedhura gjatë kontrollit në banesë

Peqin/ Arrestohet 46-vjeçari për vjedhje, i gjeten armë dhe sende të vjedhura gjatë kontrollit në banesë

Një 46-vjeçar është arrestuar në Peqin nga shërbimet e Policisë, pasi është kapur në flagrancë gjatë një tentativi për të vjedhur në një banesë në lagjen "Xhami". Ai kishte hyrë për të vjedhur për herë të dytë, ndërsa pas kontrollit fizik, i janë gjetur mjetet e përdorura për kryerjen e vjedhjeve, si dhe sende të vjedhura nga banesa ku ishte kapur. Gjatë kontrollit në banesën e tij, janë gjetur një armë gjahu dhe disa sende të tjera të cilat dyshohet se i kishte vjedhur më herët në banesën e shtetases E. T. I arrestuari, A. R, është një person me precedentë të mëparshëm për vjedhje. Mjeti (darë) që përdorte për vjedhje dhe sendet e vjedhura janë sekuestruar si prova materiale. Policia ka nisur hetimet dhe...