PD, kërkesë Peleshit: Mblidh të martën Këshillin e Mandateve

PD, kërkesë Peleshit: Mblidh të martën Këshillin e Mandateve

Kronikë E Hënë, 22 Dhjetor 2025 14:03 Partia Demokratike, i ka dërguar një letër kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, në lidhje me mbledhjen e Këshillit të mandateve për mandatin e zv.kryeministres Belinda Balluku. Opozita kërkon që nesër, datë 23 dhjetor, të mblidhet Këshilli i Mandateve. Sipas tyre periudha tre ditore për të parë dosjen e Ballukut është e mjaftueshme. Kërkesa është firmosur nga kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, deputeti Saimir Korreshi, Oerd Bylykbashi, Gent Strazimiri, dhe Elda Hoti.