Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?
Harta e dosjeve SKY u zgjerua me Vlorën ku SPAK goditi grupin e fuqishëm të Inez Hajrullës, një personazh hije që i ka shpëtuar disa atentateve. Si u ruajt trashëgimia e bandës së Edison Harizajt, i njohur me nofkën “Faqedjeguri” dhe fijet që lidhin atentatet në seri. Çfarë zbulojnë raportet e brendshme policore rreth përplasjeve ndër vite dhe cili është roli i oficerëve të korruptuar…?! Kush janë të fortët e bandave të tjera që zbulohen në konfliktet e vjetra?! Një investigim nga Inside Story. Një aksion i institucioneve ligjzbatuese, që konfirmon se vrasja e kapobandës së Vlorës Edison Harizaj, nuk e kishte përfunduar ekzistencën e grupit të tij kriminal. Madje, grupi vijonte aktivitetin në të njëjtat nivele edhe pas vitit 2018, kur u eliminua ish-kreu...
Burimi:
javanews.al