Burimi:
kohajone.com
Foto © kohajone.com
Pas vështirësive për shkak të reshjeve, vijon normalisht qarkullimi në aksin Elbasan-Qafë Thanë
Në qarkun Elbasan situata sot paraqitet normale e pa probleme në qarkullimin e mjeteve në rrugët kombëtare. Prefektura e qarkut Elbasan bëri të ditur për ATSH-në se “nga komunikimet qe kemi pasur me strukturat e Emergjencave Civile në bashkitë e qarkut nuk raportohen situata emergjente”. “Akset rrugore nacionale e rurale përveç vështirësive në qarkullim të ditës së djeshme deri rreth orës 20:00 në aksin Elbasan-Qafë Thanë janë të hapura për qarkullimin e mjeteve”, thekson Prefektura Elbasan. Në këtë aks gjatë natës temperaturat kanë pasur vlera pozitive dhe nuk ka pasur ngrica apo reshje dëbore. Temperatura të ulëta nën zero e si rrjedhojë dëborë e ngrica ka pasur në segmentin Borovë-Ura Cerenecit, ku subjektet kontraktore kanë hedhur kripë. Në qarkun e Elbasanit nuk paraqiten probleme edhe...