Pas dyshimeve për atentat, Jani Aliaj ishte transferuar për një periudhë në burgun e grave në Greqi! Zbardhen detaje
Televizioni kombëtar grek “ANT1” i ka kushtuar vëmendje të veçantë vrasjes së 49-vjeçarit shqiptar, Jani Aliaj, ngjarje e ndodhur të hënën në burgun e Koridhalos. Sipas gazetarit grek Panagiotis Stathis, ai ishte transferuar për një kohë të caktuar në burgun e grave për shkak të dyshimeve se mund t’i bëhej atentat. Sipas tij, ai ishte rikthyer sërish në burgun e burrave pa dhënë një arsye të qartë. “Duke pasur parasysh se kishte informacione se kundër tij ekzistonte një kontratë vdekjeje, ai ishte transferuar në burgun e grave pak kohë më parë, për arsye mbrojtjeje. Papritmas, pak kohë më parë, u vendos që ai të transferohej përsëri në degën kryesore të burrave, pra në burgun e burrave, pa justifikim”, tha gazetari. Sipas të njëjtave burime, dy...
Burimi:
javanews.al