Pas alarmit në media reagojnë institucionet: Tre fëmijët nën kujdes mjekësor në Spitalin e Durrësit ku mbërrin dhe nëna e tyre, e proceduar penalisht

Pas alarmit në media reagojnë institucionet: Tre fëmijët nën kujdes mjekësor në Spitalin e Durrësit ku mbërrin dhe nëna e tyre, e proceduar penalisht

Pas denoncimit të publikuar në media lidhur me braktisjen e mundshme të tre fëmijëve nga nëna e tyre, Shërbimi Social Shtetëror ka reaguar në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Operatorin e Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor. Sipas njoftimit zyrtar, autoritetet kanë marrë deklaratat përkatëse nga nëna, fëmijët dhe gjyshja e tyre, me qëllim verifikimin e plotë të situatës. Pak minuta më parë, tre fëmijët janë dërguar në Spitalin Rajonal të Durrësit, ku po qëndrojnë nën kujdesin e mjekëve. Ata janë shoqëruar edhe nga nëna e tyre, ndërkohë që u është siguruar ushqimi dhe veshmbathja e nevojshme. Në vijim, pritet të mblidhet Grupi Teknik Ndërsektorial, i cili do të vendosë mbi masat e mëtejshme që do të ndërmerren për garantimin e mbrojtjes dhe mirëqenies së fëmijëve....