Parlamenti, debat për “Ballukun”, PD: Po mbroni vjedhjen e miliona eurove. PS: Berisha nën akuzë nuk mund të bëjë moral
Parlamenti u përfshi në debate për kërkesën e SPAK-ut për arrestimin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, kërkesë që ndodhet në Kuvend prej datës 16 dhjetor.Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi mazhorancën se po kryen grusht shteti duke bllokuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme. “Ky Parlament çdo sekondë, çdo minutë nxin për aktin antikushtetues, për shndërrimin e mandateve të krimit në mburojë të Lubi Ballukut, në parzmore të vjedhjeve së miliarda eurove të taksave tuaja nga Ramaduro dhe Lubia e tij”, tha Berisha. Por socialistët iu kundërpërgjigjën duke vënë në dukje se lideri i opozitës nuk mund të bëjë moral, pasi vetë po gjykohet për korrupsion. “Të vish këtu dhe të bësh të ndershmin, të flasësh në emër të drejtësisë, ti që dy herë në muaj...
Burimi:
vizionplus.tv