Parashikimi i motit për ditën e mërkurë, çfarë ndodh me temperaturat
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin e vranësira fare të pakta kalimtare në relievet malore në lindje në orët e mesidtës deri ato të pasdites. Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 19 gradë celcius, ndërsa to minimale në 0 gradë celcius. Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s.
Burimi:
javanews.al