Parandalohet krimi në familje/ Dhunoi bashkëshorten dhe e kanosi me vdekje, arrestohet 53-vjeçari
Parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale brenda familjes në Tepelenë. Një 53-vjeçar, që ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe e kanoste me vdekje, u arrestua në flagrancë. Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia sekuestroi një armë zjarri pistoletë, e cila u mor si provë materiale. Shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj, nën Komisariatin e Policisë Tepelenë, vepruan pas njoftimit për dhunën dhe kërcënimet, duke organizuar menjëherë ndërhyrjen për parandalimin e ngjarjes. Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme ligjore. NJOFTIMI I POLICISESi rezultat i ndërhyrjes në kohë dhe i veprimeve profesionale të shërbimeve të Policisë parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale në familje, në fshatin Lulëzim, Memaliaj. Ushtronte dhunë ndaj...
Burimi:
javanews.al