Burimi:
syri.net
Foto © syri.net
Pamje të frikshme nga zjarri që ka përfshirë tregun te ‘5 Maji’, flakët përhapen me shpejtësi
Këto janë pamjet nga tregu i rrobave të përdorura në 5 Maji në Tiranë. Flakët kanë përpirë me shpejtësi një pjesë të dyqaneve që ndodhen brenda tregut, ndërsa po përhapet edhe më tej. Dhjetëra forca zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e tyre. Në këtë zonë ku ka rënë zjarri, ndodhen një varg me dhjetëra dyqane ku shiten veshje dhe produkte të tjera, të përdorura dhe të reja, ndërsa në pjesën e pasme ndodhet tregu i fruta perimeve. Në afërsi të këtij tregu ndodhen edhe disa pallate të banuara. Deri tani nuk raportohet për njerëz të lënduar.