Palasë/ U godit nga fabroma gjatë punës, humb jetën 45-vjeçari

Palasë/ U godit nga fabroma gjatë punës, humb jetën 45-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë pasdite në kantierin e ndërtimit në Palasë, ku një punëtor ka humbur jetën pasi është goditur aksidentalisht nga një fadromë. Në vendngjarje kanë mbërritur ambulancat, por fatkeqësisht nuk kanë mundur t’i japin ndihmë mjekësore, pasi punëtori kishte ndërruar jetë. Trupi i pajetë është transportuar në morgun e spitalit të Vlorës. Ndërkohë, policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit të rëndë të ndodhur në kantierin e ndërtimit. Njoftimi i policisë: Sot, në një kantier ndërtimi, në fshatin Palasë, Himarë, dyshohet se shtetasi E. P., 26 vjeç, gjatë punës brenda kantierit, duke kryer manovra me mjetin fadrom, ka aksidentuar shtetasin K. H., 45 vjeç, punëtor po në atë kantier. Shtetasi...