Operacioni “The End” – Mashtronte biznese duke u prezantuar si inspektor shtetëror, arrestohet 26-vjeçari nga Saranda
Operacioni “The End” – Mashtronte biznese në disa qytete duke u prezantuar si inspektor shtetëror, arrestohet 26-vjeçari nga Saranda Një operacion i zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër ka çuar në goditjen e një rasti mashtrimi dhe përvetësimi të detyrës shtetërore, pas një hetimi që zgjati rreth një muaj. Operacioni, i koduar “The End”, u finalizua nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, në pranga është vënë shtetasi me inicialet L. M., 26 vjeç, banues në Sarandë, i cili dyshohet se ka mashtruar mbi 35 biznese dhe subjekte tregtare në qytete të ndryshme të vendit, duke u prezantuar si punonjës i institucioneve...
Burimi:
shkodraweb.com