Operacion i madh policor, të burgosurit me rrezikshmeri të lartë çohen në burgun e Fierit

Operacion i madh policor, të burgosurit me rrezikshmeri të lartë çohen në burgun e Fierit

Pas arratisjes së Altin Ndoci mbrëmë Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka nisur transferimin e disa personave që konsiderohen me rrezikshmëri të lartë shoqërore nga burgu i Durrësit drejt Burgu i Fierit. Sipas burimeve, burgu i Durrësit nuk është institucion me siguri të lartë, çka ka shtyrë autoritetet të rishikojnë menjëherë masat e sigurisë dhe vendosjen e të paraburgosurve apo të dënuarve me profil të rrezikshëm. Për këtë arsye, është vendosur që këta persona të mos qëndrojnë më në këtë institucion. Autoritetet theksojnë se transferimi ka të bëjë vetëm me persona të klasifikuar si me rrezikshmëri të lartë, dhe nuk përfshin zyrtarë apo persona të arrestuar për çështje korrupsioni apo vepra penale të natyrës tjetër administrative. Kujtojmë se Altin Ndoci u arratis ditën e djeshme...