Operacion i madh antidrogë në Athinë, mes të arrestuarve edhe 2 shqiptarë! Aktiviteti në kampusin universitar, sekuestrohen…

Operacion i madh antidrogë në Athinë, mes të arrestuarve edhe 2 shqiptarë! Aktiviteti në kampusin universitar, sekuestrohen…

Një operacion i madh antidrogë është duke u zhvilluar në Athinë të Greqisë, duke çmontuar një rrjet të trafikut të narkotikëve. Në qendër të goditjes ka qenë një organizatë narkotrafiku greko-shqiptare, që kryente aktivitetin e saj në Kampusin Universitar. Media greke informon se janë 4 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptarë deri tani. Gjithashtu u sekuestruan sasi të mëdha droge dhe parash. “Aksioni policor nga Nëndrejtoria e Hetimit dhe Ndjekjes Penale të Krimit në Athinë (D.D.EEA/G.A.D.A.) ka filluar që nga mëngjesi i së premtes, për të shkatërruar një organizatë kriminale aktive në trafikun e drogës brenda Kampusit të Universitetit Zografou”, njoftuan autoritetet greke. Deri më tani janë arrestuar 4 anëtarë të organizatës kriminale, dy grekë dhe dy shqiptarë, të cilët banonin në konviktet studentore të...