Nuk pranoi të kontrollohej dhe tentoi të largohej me shpejtësi, arrestohet 42-vjeçari që rrezikoi jetën e policëve
Më datë 02.02.2026, rreth orës 17:20, është paraqitur në dalje të R.Sh., me automjetin e tij, shtetasi G. K., 42 vjeç, banues në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ku gjatë procesit të regjistrimit i është kërkuar që, së bashku me automjetin, të kalonte për kontroll të imtësishëm në vijën e dytë. 42-vjeçari ka kundërshtuar urdhrin e punonjësve të Policisë dhe ka tentuar të largohej me shpejtësi, duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë. Në përfundim të veprimeve hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. K., për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit”, si dhe iu sekuestrua automjeti me të cilin lëvizte. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të...
Burimi:
vizionplus.tv