Nuk mirëmbajti rrugën Maliq-Lozhan duke rrezikuar jetët e udhëtarëve, nis hetimi për administratorin e kompanisë

Nuk mirëmbajti rrugën Maliq-Lozhan duke rrezikuar jetët e udhëtarëve, nis hetimi për administratorin e kompanisë

Policia e Korçës ka nisur hetimet në gjendje të lirë për B.Hoxhallarin, administrator pasi dyshohet se nuk ka ofruar shërbimin e pastrimit dhe kriposjes së aksit rrugor “Maliq–Lozhan”. Kjo situatë ka sjellë rrezik dhe vështirësi për të gjithë ata që lëvizin në këtë segment rrugor. “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin B. H., 48 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Ky shtetas, me detyrë administrator, nëpërmjet operatorit ekonomik të kontraktuar për mirëmbajtjen e aksit rrugor “Maliq–Lozhan”, dyshohet se nuk ka ofruar shërbimin e pastrimit dhe kriposjes së këtij aksi, duke sjellë rrezik dhe vështirësi për përdoruesit e rrugës”, njoftoi sot policia. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë...