“Nuk manovrova dot!”/ Shoferi i “BMW” përplas një kalë në Lushnje, përfundon në spital gruaja e tij
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Tri Urat – Lushnje, ku një mjet tip “BMW” është përplasur me një kalë që ka dalë papritmas në rrugë. Për shkak të përplasjes, kafsha ka ngordhur në vend, ndërsa bashkëshortja e drejtuesit të mjetit është dërguar me urgjencë në Spitalin e Lushnjes për ndihmë mjekësore. Sipas Policisë Rrugore të Lushnjes, drejtuesi i mjetit nuk ka pasur mundësi të manovronte për të shmangur aksidentin, duke e bërë përplasjen të pashmangshme. Përveç dëmit të madh tek kafsha, BMW-ja ka pësuar dëme të mëdha materiale. Ky aks rrugor nacional, që lidh Lushnjen me Grabjanin dhe Çermën, është veçanërisht i rrezikshëm në kushtet e errësirës. Në të dyja anët e rrugës ka barriera hekurash, por ato nuk e...
Burimi:
javanews.al