Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Nuk ka ‘paqe’ as për Krishlindje/ Sherr me thika mes adoleshentëve, plagoset 19-vjeçari
Një tjetër rast konflikti është ‘zgjidhur’ me përdorimin e thikave në Kuçovë. Raportohet se dy adoleshentë janë konfliktuar mes njëri-tjetrit ku si pasojë është plagosur një 19-vjeçar. Policia e Beratit njofton se i plgosuri ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kuçovë referuan materialet në Prokurori për një shtetas të mitur, 17 vjeç, banues në Kuçovë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës një shtetas 19 vjeç, i cili mori mjekim në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë. Kohët e fundit janë regjistruar një seri ngjarjesh të dhunshme mes adoleshentësh që kanë përfunduar me pasoja tragjike, përfshirë rastin te shkolla Fan Noli po...