Burimi:
syri.net
Foto © syri.net
‘Nuk ka akt-ekspertimi’/ Si refuzoi gjykata kërkesën e prokurorisë për sekuestrimin e 20 pasurive të Abules e Boçit
Nga Elton Qyno - Syri.Net Mos administrimi i një akt-ekspertimi në dosjen hetimore të regjistruar nga prokuroria e Tiranës ndaj Kristian Boçit, mikut të Erjon Veliaj, Elman Abules, Vladimir Avramit, Ender Boçit dhe personave të tjerë, ka çuar gjykatën të refuzojë kërkesën e akuzës për sekuestrimin e rreth 20 pasurive. Gjyqtari Altin Abdiu, ka konstatuar pikërisht mungesën e këtij akt-ekspertimi financiar, duke dalë në përfundimin se kërkesa e prokurorisë së kryeqytetit, duhej të mos pranohej pasi ishte e paqartë për të ardhurat e ligjshme (që justifikohen) dhe të paligjshme (që nuk justifikohen) nga personat e proceduar për llogari të këtij procedimi penal. Pavarësisht rrëzimit të kërkesës, mësohet se prokuroria e Tiranës është duke vijuar veprimet hetimore për akuzën e “Pastrimit të produkteve të veprës penale”. Tashmë...