“Nuk dua të më lëndojnë më dhe të më bëjnë keq”/ Zbulohet letra që la 25-vjeçarja para se t’i jepte fund jetës

“Nuk dua të më lëndojnë më dhe të më bëjnë keq”/ Zbulohet letra që la 25-vjeçarja para se t’i jepte fund jetës

Dalin në dritë fakte të reja nga ngjarja tragjike e ndodhur në Lezhë, ku 25-vjeçarja Xhuana Nikolli dyshohet se i dha fund jetës duke u vetëhelmuar si pasojë e dhunës fizike dhe psikologjike prej ish-bashkëshortit të saj të shpallur në kërkim policor. E reja ndërroi jetë një ditë më parë në QSUT, kurse familjarët kanë bërë kallëzim në Komisariatin nr. 2 në Tiranë, ndaj ish-burrit të viktimës, Eraldo Fizi, i shpallur në kërkim. Në kallëzimin e bërë nga familjarët, ata pretendojnë se e reja është dhunuar në mënyrë brutale nga Fizi. Para se të ndërmerrte aktin fatal, 25-vjeçarja kishte lënë edhe një letër. Sipas burimeve, në të ajo shkruante se “nuk donte më që ata njerëz që i kishin bërë keq të vazhdonin ta lëndonin”....