‘Nuk doja ta vrisja’/ Goditi për vdekje me çekiç 57 vjeçarin, lihet në burg autori 28 vjeçar
Gjykata e Tiranës ka lënë në masën arrest me burg Andi Vokrrin, i dyshuar për vrasjen e ndodhur në 20 janar në aksin Thumanë-Krujë. Gjithashtu në burg mbeten edhe Lorenc Goga dhe Fatjon Kulla, për “mos kallëzim krimi”. Këta të fudnit kanë deklaruar se u larguan nga vendi i ngjarjes nga frika dhe prandaj nuk e njoftuan policinë. Ndërsa Andi Vokrri nuk e pranoi vrasjen e 57-vjeçarit Petrit Ndou. Dëshmia e Vokrrit: “Nuk mbaj mend se çfarë ka ndodhur. Isha i dehur dhe kujtoj vetëm që pashë një makinë që më kishte zënë rrugën. I kam kërkuar që të largohej dhe të kaloja i pari pasi mund të bënim aksident. Nuk më dëgjoj dhe kaluam paralel. Kur pashë që makina u fërkua dola dhe e godita...
Burimi:
ntv.al