Një i plagosur te kthesa e Kamzës, policia në vendngjarje, dalin detajet e para
Në sallën operative ka mbërritur një telefonatë për një ngjarje tek kthesa e Kamzës. Është njoftuar Trauma që po shkon një person i plagosur, por ka shkuar tek Hygeia. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, për të sqaruar motivet. Sipas raportimeve paraprake pretendon se është personi ka një plagë në dorë, ai pretendon se është plagosur tek kangjëllat, megjithatë mbetet për t’u verifikuar. “Rreth orës 13:40, është paraqitur për mjekim në spital shtetasi J. M., rreth 30 vjeç, i dëmtuar në dorë, jashtë rrezikut për jetën. Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Trekatshet” Kamëz. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit dhe dokumentimin e plotë të tij”, njofton policia.
Burimi:
javanews.al