Nis procesi gjyqësor kundër Arben Ahmetajt, për çështjen “Buka”

Nis procesi gjyqësor kundër Arben Ahmetajt, për çështjen “Buka”

Gjykata e Posaçme çeli të mërkurën procesin gjyqësor ndaj ish-zv.kryeministrit, Arben Ahemtaj, i pandehur për “shpërdorim të detyrës” në dosjen “Buka sha”. Prokurorët e SPAK lexuan kërkesën për gjykim dhe listën e dëshmitarëve të kërkuar për të provuar akuzën. I pari dëshmitar i kërkuar nga SPAK është Lirim Fejzollari. Në këtë çështje Ahmetaj akuzohet për shkelje të ligjit teksa mbante detyrën e Ministrit të Financave, gjatë procedurës së privatizimit të ish-ndërmarrjes shtetërore “Buka sha”. Ish-zëvendëskryeministri u kallëzua në SPAK nga biznesmeni që kishte në pronësi pikërisht shoqërinë “Buka” sh.a. Megjithatë, Ahmetaj është vënë në kërkim ndërkombëtar për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie për inceneratorët.