Nis në Belgjikë gjykimi për 9 të akuzuarit për vrasjen e Ardit Spahiut/ Mediat belge: Franc Çopja organizoi ekzekutimin

Nis në Belgjikë gjykimi për 9 të akuzuarit për vrasjen e Ardit Spahiut/ Mediat belge: Franc Çopja organizoi ekzekutimin

Këtë të hënë nis para Gjykatës së Krimeve të Rënda të Brukselit një çështje e pazakontë, e cila do të zhvillohet gjatë ditëve në vijim në kompleksin Justitia. Masa të forta sigurie janë parashikuar për gjykimin e nëntë personave të akuzuar për një nga vrasjet e para mafioze të lidhura me narkotrafikun, që tronditën kryeqytetin belg.  Personazhet kryesorë të dosjes, Franc Gegeli dhe Mikael Qosja, dyshohet se janë pjesë e një klani mafioz shqiptar, i përmendur shpesh në hetime për importimin e sasive të mëdha të kokainës në Evropë. Më 27 nëntor 2020, Ardit Spahiu, 38 vjeç, shtetas shqiptar, u vra në një pritë në rrugën “Condor”, në zonën Molenbeek-Saint-Jean. Rreth orës 17:45, një person i maskuar dhe i armatosur me mitraloz të pajisur me silenciator, sipas dëshmitarëve, qëlloi në breshëri ndaj tij. Në vendngjarje u gjetën...