Ngricat shkaktojnë probleme në Dibër, vështirësi për lëvizjen e automjeteve, autoritetet apel drejtuesve për kujdes

Ngricat shkaktojnë probleme në Dibër, vështirësi për lëvizjen e automjeteve, autoritetet apel drejtuesve për kujdes

Kanë vijuar reshjet e borës në qarkun Dibër, duke shkaktuar probleme kryesisht në zonat e thella malore. Temperaturat që kanë zbritur nën zero gradë kanë krijuar vështirësi në rrugët rurale, ku prezenca e akullit e bën të rrezikshme lëvizjen e mjeteve. Probleme nga ngricat raportohen edhe në Rrugën e Arbrit, ku në disa segmente ka prezencë të borës dhe akullit. Vështirësi në qarkullim ka në aksin Fushë-Bulqizë, Maqellarë, si dhe në njësinë Xibër, në afërsi të tunelit të Murrizit, ku automjetet lëvizin me kujdes të shtuar. Situata paraqitet më problematike në njësitë administrative Lurë, Kala e Dodës, Selishtë, Muhurr, Trebisht, Ostren, si dhe në disa fshatra të thella të qarkut Dibër, ku reshjet e borës dhe akulli kanë vështirësuar qarkullimin. Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve...