Nga Tirana në Milot, dy grabitje me armë brenda pak orësh

Nga Tirana në Milot, dy grabitje me armë brenda pak orësh

Dy grabitje me armë kanë ndodhur mbrëmjen e sotme brenda pak orësh. Një person ka marrë fillimisht një taksi në kryeqytet dhe ka kërkuar që të shkojë në Fushë Krujë. Por kur është afruar pranë Tapizës, pasagjeri ka nxjerrë një armë dhe ka kërcënuar taksistin duke marrë vetë drejtimin e makinës. Më pas, ai e ka zbritur taksistin duke e lënë në një zonë të largët, dhe duke i marrë paratë dhe celularin. Pasi ka grabitur taksinë, autori nuk është ndalur me kaq. Ai ka shkuar pranë një pike karburanti në afërsi të Milotit dhe me kërcënimin e armës i ka marrë punonjësit paratë e xhiros ditore. Më pas duket se ai është kthyer sërish, duke lënë mjetin e grabitur në afërsi të një xhamie...