Nga përjashtimi në shtyrje gradimi, Apelimi lehtëson masat për ish-drejtuesit e Policisë së Lezhës
Komisioni i Apelimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka ndryshuar masat disiplinore të dhëna ndaj tre ish-drejtuesve të Policisë së Lezhës, duke i zbutur ato krahasuar me vendimin e mëparshëm të Drejtorisë së Standardeve Profesionale. Sipas vendimit të ri, ndaj ish-zëvendësdrejtorit për Rendin në Policinë e Lezhës, Taulant Gjoka, i cili më parë ishte përjashtuar nga Policia e Shtetit, është vendosur vetëm masa shtyrje e afatit të gradimit për 6 muaj. Ndërkohë, për ish-drejtorin e Policisë së Lezhës, Altin Mena, është vendosur shtyrje e gradimit për 3 muaj, ndërsa për ish-shefin e Komisariatit të Lezhës, Oltion Gjoni, është vendosur shtyrje e gradimit për 1 vit. Rreth një muaj më parë, Drejtoria e Standardeve Profesionale kishte marrë masa të rënda disiplinore ndaj tyre,...
Burimi:
javanews.al