Nga Meksika në Britaninë e Madhe/ Si funksiononte trafiku i kokainës që çoi në dënimin e 2 shqiptarëve në Angli

Nga Meksika në Britaninë e Madhe/ Si funksiononte trafiku i kokainës që çoi në dënimin e 2 shqiptarëve në Angli

Skema ishte e thjeshtë në dukje, por gjigante në përmasa. Fluturime nga Meksika, valixhe plot kokainë dhe korrierë amerikanë që mbërrinin në Mbretërinë e Bashkuar pa asnjë bagazh. Në aeroportin e Manchesterit, droga merrej dhe shpërndahej nga grupe të krimit të organizuar, mes të cilëve edhe dy shqiptarë nga Liverpuli. Bëhet fjalë për Elton Hallaçin (32 vjeç) dhe Artur Iseberin (27 vjeç), të dy banues në Liverpool, të cilët bashkë me anëtarë të tjerë të rrjetit, janë dënuar nga një gjykatë në Mbretërinë e Bashkuar, pas një hetimi të gjatë të National Crime Agency që u krye vitin e shkuar. Sipas dosjes hetimore, rrjeti drejtohej nga persona të bazuar në SHBA dhe Meksikë, të cilët organizonin transportin e kokainës së pastër përmes fluturimeve nga Cancun në Meksikë drejt...