Nga armë e drogë, te përndjekja e vjedhja! Gjashtë persona bien në prangat e policisë

Nga armë e drogë, te përndjekja e vjedhja! Gjashtë persona bien në prangat e policisë

6 persona të shpallur në kërkim apo të dënuar, janë arrestuar nga Policia e Tiranës për vepra të ndryshme penale si prodhim e shitje narkotikësh, prodhim armësh, përndjekje, vjedhje të kryer, apo të mbetur në tentativë. Strukturat e DVP Tiranë, si rezultat i kontrolleve të ushtruara në terren dhe bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, në kuadër të operacionit policor të koduar “Catch 6”, kapën dhe vunë në pranga 6 shtetas të shpallur në kërkim, konkretisht: Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin për Kërkimin në DVP Tiranë, kapën dhe ndaluan shtetasin K. M., 32 vjeç, pasi Gjykata e Apelit e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Nga ky dënim...