Nënkryetarja e Kuvendit: Lajmet e rreme dhe shpifjet ndaj familjarëve të deputetëve të papranueshme

Nënkryetarja e Kuvendit: Lajmet e rreme dhe shpifjet ndaj familjarëve të deputetëve të papranueshme

Nënkryetarja e Kuvendit, Klodiana Spahiu, gjatë fjalës së saj në Konferencën e Kryetarëve, u ndal te problematika e dezinformimit dhe përhapjes së lajmeve të rreme, duke e cilësuar atë një fenomen shqetësues për debatin publik dhe jetën politike.  Spahiu deklaroi se gjatë fundjavës ishte publikuar një lajm “plotësisht i pavërtetë dhe pa asnjë fakt”, i cili, sipas saj, kishte vënë në shënjestër familjarë të Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste. Ajo theksoi se, pavarësisht se mediat ishin vënë në dijeni të së vërtetës, ato vijuan ta përhapnin informacionin e rremë.  Sipas nënkryetares së Kuvendit, këto lajme janë shpërndarë pas deklaratave të Sali Berishës dhe përfaqësuesve të tjerë të opozitës, duke e cilësuar situatën si të papranueshme. “Është e papranueshme ajo që ndodhi”, u shpreh Spahiu, duke shtuar se raste të...