Nëna e denoncuar: Nuk do t’i lë fëmijët të shkojnë në jetimore! Ish-vjehrra: Kujdestarinë ta marrë djali

Nëna e denoncuar: Nuk do t’i lë fëmijët të shkojnë në jetimore! Ish-vjehrra: Kujdestarinë ta marrë djali

33-vjeçarja, nënë e tre fëmijëve në Durrës, e divorcuar prej pesë vitesh, e cila është denoncuar nga ish-vjehrra për mungesë kujdesi ndaj të miturve, deklaroi se nuk do t’i braktisë fëmijët e saj dhe nuk do të lejojë që ata të dërgohen në jetimore. Në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin “Në Kohë Reale”, në moderimin e Flori Gjinit, ajo u shpreh se gjendja është e mirë dhe se ndodhet pranë fëmijëve të saj. “Jetoj prej 15 vitesh në Durrës dhe jam e divorcuar prej 5 vitesh. Jam me fëmijët dhe gjendja është shumë e mirë. Nuk kam asnjë kontakt me ish-bashkëshortin, as me gjyshen e fëmijëve. Kur vjen në Shqipëri, ajo kërkon të takojë fëmijët. Fëmijët e mi nuk kanë marrëdhënie të keqe me...